Lajme

Dënimi i serbit për kr*me l*fte, Alija: Prokuroria e kënaqur me vendimin që ka marrë për Arsiqin

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 02 February 2024

I akuzuari për krime në Kosovë, Dushko Arsiq, është shpallur sot fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 13 vite burgim si përgjegjës për vrasje, plagosje, dhe keqtrajtim të civilëve shqiptarë.

Në lidhje me këtë vendim, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në këtë rast është përdorur ligji jugosllav, pra ligji që ka qenë në fuqi gjatë kohës kur është kryer kjo vepër penale.

Ai në Tëvë 1 tha se dënimi në këtë është 5-15 vite, e që sipas tij, prokuroria është e kënaqur me vendimin që ka marrë për Arsiqin.“Sa i përket politikës ndëshkimore për veprat penale për krime të luftës është duke u zbatuar ligji penal jugosllav, pra ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Sipas ligjit që ka qenë në fuqi minimum dhe maksimumi i dënimit për veprat penale për krimet e luftës është 5-15 vite burgim, përkatësisht 20 vite burgim për veprën penale të cilat kanë qenë të parashikuara për burgim me vdekje. Tani e dimë që dënimi me vdekje është larguar me rregulloren e UNMIKU-ut pas përfundimit të luftës, maksimumi i dënimit për këtë vepër penale për të cilën është ngarkuar Asiq mund të jetë 15 vite burgim…Ne këtë rast prokuroria është e kënaqur me vendimin…jo çdo krim duhet të dënohem me 15 vite burgim”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Speciale thotë se Dushko Arsiq është përgjegjës për vrasje, plagosje, dhe keqtrajtim të civilëve shqiptarë.

Arsiq akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të Policisë serbe dhe grupeve paramilitare, në muajt janar-qershor 1999, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina.Po ashtu, Arsiq ngarkohet me akuzën për plaçkitje të shtëpive, si dhe dëmtimit të pronës së shqiptarëve, duke ua vënë zjarrin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera