Dënimi i kriminelëve serbë – kriteri që Kosova duhet ta ketë për marrëveshjen me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 19 November 2018
Për të shtatën herë radhazi Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 i ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, 61 kallëzime penale kundër kriminele serbe.
Sipas kësaj shoqërie civile kriter për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë dënimi i kriminelëve serbë që kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Anëtarja e grupit, Mevlyde Mezini Saraçi u shpreh se nëse ndodh pajtimi i Kosovës me Serbinë, atëherë bëhet barazimi i krimeve e kjo, sipas saj, çon në kriminalizimin e Qeverisë së Kosovës.
“ Këtu është edhe çelësi i suksesit së bisedimeve, sepse nëse nuk bisedohet për dënimin e kriminelëve dhe Serbia nuk kërkon falje publike, dhe nuk i sjell eshtrat e të gjithë të zhdukurve nuk ka me pas marrëveshje. Le të urdhërojnë dhe le të vijnë delegacioni i bisedimeve në Gjakovë, në Drenicë, në Malishevë në të gjitha trevat ku ka pasur krime dhe atje le të marrin informacionet e drejta se si duhet të përmbyllen bisedimet me Serbinë me sukses. Gjithsesi, sepse ne po shohim nga informacionet e fundit se po kërkojmë me ngazëllim një pajtim me Serbinë, po i barazojmë krimet, ne jemi viktima, ata janë kriminelë, andaj barazimi i krimit e kriminalizon edhe Qeverinë e Kosovës”, u shpreh ajo.
Udhëheqja e këtij grupit, Shkendije Hoda, u shpreh se gjatë ditës së sotme në Departamentin për Krime Lufte pranë Prokurorisë Speciale i kanë dorëzuar 61 dosje të pajisura me 100 dëshmi.
Hoda u shpreh se dorëzimi i këtyre dosjeve po gjen interes për trajtim edhe nga policia , pasi që njësiti policor i Gjakovës ka filluar të marrë në pyetje dëshmitarët.
“Është kontingjenti i shtatë që ne sot e dorëzojmë në Prokurorinë Speciale, departamenti I krimeve të luftës. Janë diku 61 dosje me 100 dëshmi, ne po vazhdojmë ende të marrim dëshmi nga qytetarët e Komunës së Gjakovës, gjë që po shohin se kemi përkrahjen e prokurorisë dhe policisë për krime lufte. Te ne në komunën e Gjakovës vetëm ka filluar që policia e krimeve të luftës t’i marrë dëshmitarët në pyetje dhe kjo është një sukses do të thotë se shihet që është interesi jo vetëm për qytetarin, por dhe për vetë shtetin”, u shpreh ajo.
Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 ka paralajmëruar edhe dorëzimin e dëshmive të tjera gjatë viteve të ardhshme.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...