Dënime me burg për vrasjen në restorant ‘Shega’
Autori: Gazeta inFokus
16:27 | 04 October 2018
Besim e Besart Istrefi janë shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës për vrasjen e Naim Gërvallës e Lutfi Saraçit në restorantin “Shega”.
Besim Istrefi, u shpall fajtor dhe u dënua me 7 vite burg. Ai akuzohej nga Prokuroria për veprën penale vrasje e rëndë. Ndërsa Besart Istrefi u dënua me 5 vite e 4 muaj burgim për veprën penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Jeton Saraçi është liruar nga të gjitha akuzat që i viheshin në barrë nga prokuroria. Saraqi akuzohej për veprat penale vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve.
Gjykata poashtu të akuzuarve Besim e Besart Istrefi mori vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të datës 10 mars 2015, ngjarja kishte ndodhur në restorant “Shega” në Milloshevë të Obiliqit më 2 maj të vitit 2014, ku pas një mosmarrëveshje të çastit ishin vrarë Naim Gërvalla e Lutfi Saraçi, ndërsa kishin mbetur të plagosur rëndë tashmë të akuzuarit Besim e Besart Istrefi, pronar i këtij lokali dhe djali i tij.
Konflikti kishte nisur pasi kamerierët kishin filluar përgatitjet për mbylljen e restorantit, ndërsa i akuzuari Jeton Saraçi, i ulur në tavolinë me Adem Dautajn dhe tani të ndjerët Lutfi Saraçi e Nazim Gërvalla, sipas aktakuzës kishte bërë kërcënime me tone të larta ndaj kamerierëve, ku më pas kishte filluar konflikti në mes tyre dhe pronarëve Besim e Besart Istrefi, nga i cili ishin shkaktuar vrasjet dhe plagosja.

T� tjera
-
Kraki “godet” Kurtin: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vend...
-
Daut Haradinaj: Përgjegjës për krizën energjetike është shefi, jo ministrja Rizvanolli
Daut Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti pë...
-
“Qeveritë Kurti 1, 2 e 3 kanë qenë UDB-asha, këta të katërtit janë patriotë”- Sadiku ironizon pas vendimit për tregtimin e rrymës me Serbinë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar me ...
-
Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda për Kosovën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova po e p...
-
Astrit Haraqija sot del para Gjykatës, flet avokati i tij
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar ditën e djeshme në k...
-
Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mundësinë e rritjes së ...
-
Çitaku: Keqardhja e komisioneres Kos nuk mjafton, kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dek...
-
Ymeri-Qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo “fajde”
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti 4 ka...
-
Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Tash po shiten si patriotë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së K...
-
Kurti demanton propagandën 5 vjeçare të tij me vendim të ndalimit të importit nga Serbia
Pesë vjet deklarata se nuk importohet rrymë nga Serbia, Kurti tani vendos ta ...
-
Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folu...
-
Pas mbi 4 milionë eurove importe të rrymës direkt nga Serbia, Kurti vendos ta ndalojë tregtimin me kompanitë serbe
Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën vendimin për ndalimin e tregtimit të e...






























