Lajme

Denim për ferizajasin që së bashku me dy të mitur rrahin 3 persona me shufër metalike

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 15 October 2021

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.Rr.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

A.Rr. shpallet fajtor dhe i shqiptohet dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej nëntëdhjetë (90) ditëve

I pandehuri akuzohet se më 21.10.2019, në Shtime saktësisht në oborrin e shkollës së mesme profesionale, së bashku me dy të mitur, pas një mosmarrëveshje dhe fjalosje verbale me të dëmtuarit duke vepruar në bashkëkryerje fillojnë të i sulmojnë fizikisht të dëmtuarit me mjete të forta (boks të hekurt shufër metalike) mjete të përshtatshme për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor ku i pandehuri godet të dëmtuarin Sh.A. me boks të hekurt në pjesën e pasme të kokës e vazhdon ta godet edhe të dëmtuarin D.M. në pjesën e fytyrës në mollëzën dhe vetullën e majtë, si dhe të dëmtuarin tjetër A.M. në kokë në pjesën ballore, me ç’rast u shkakton lëndime të lehta trupore të cilat lëndime rezultojnë me pasoja të përkohshme për shëndetin.

-Advertisement-

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Ferizajt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera