Dënim me burg dhe gjobë ndaj dy zyrtarëve në Kamenicë, dëmtuan pyjet
Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 22 October 2021
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues me burgim dhe gjobë ndaj të akuzuarve S. F. dhe K. L.
Sipas komunikatës për medie, i akuzuari S. F. në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli pranë autoritetit pyjor në Komunën e Kamenicës, nuk ka ndërmarr veprime të nevojshme për sigurimin e pyjeve, përkatësisht masës drusore të prerë në ngastrën me nr. 52, me vëllim 230.20 metra kub, me çka i ka shkaktuar autoritetit pyjor dëm material rreth 16.712.89 euro.
Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Ndërsa i akuzuari K. L. duke qenë i autorizuar nga kompania “Mirvete Leci – BI” në Kamenicë, për implementimin dhe mbikëqyrjen e punimeve në ngastrën nr. 52 në fshatin Krilevë, ku kompania në fjalë ka qenë në implementim të kontratës, për punimet në këtë ngastër, i akuzuari pas njoftimit nga kompania se i ndërpret punimet e mëtejshme në këtë ngastër, nuk ka vepruar sipas udhëzimit administrativ nr. 06/2020 për mënyrën dhe procedurat e shitjes së trungjeve pyjore dhe asortimeve drusore nga pyjet publike”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës për medie, pas ndërprerjes së punimeve nga subjekti në fjalë, personave të panjohur deri më tani i është mundësuar marrja e masës drusore në ngastrën e përmendur me vëllim 230.20 metra kub, me çka i ka shkaktuar autoritetit pyjor dëm material rreth 16.712.89 euro.
Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale veprimtaria e pandërgjegjshme ekonomike, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe shtjellimit të provave, ndaj të akuzuarit S. F., ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve dhe gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) Euro, ndërsa ndaj të akuzuarit K. L. dënim me gjobë në shumën prej 3500 (tremijë e pesëqind) Euro”, thuhet në komunikatë.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...