Lajme

Dënim me burgim me kusht të akuzuarës për drogë

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 13 September 2018

Gjykata Themelore në Pejë, me 1 vit burg dhe me 200 euro dënim me gjobë e dënoi të akuzuarën për posedim të narkotikut në burgun e Dubravës, Havushe Grobel. Dënimi me burg nuk do të ekzekutohet në rast se e pandehura nuk do të kryej ndonjë vepër tjetër penale brenda 2 viteve.

Dje gjatë ditës e pandehura e kishte pranuar fajësinë për veprën që i vihej në barrë.

Havushe Grobel akuzohej nga Prokuroria Themelore në Pejë, për shkak se me datë 06.02.2018, në burgun e Dubravës, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike të llojit “Marihuanë”.

-Advertisement-

Gjithnjë sipas aktakuzës, të njëjtës pas kontrollit nga ana e oficerëve korrektues, në xhepin e pasmë të pantallonave i janë gjetur 0.11 gram të narkotikut në fjalë.

KALLXO.com, ka raportuar për praninë e një numri të madh të rasteve të narkotikut në burgun e Dubravës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera