Dendias me Xhaçkën: Të bashkëpunojmë për abrogimin e ligjit të luftës dhe pensionet e shqiptarëve në Greqi
Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 23 Maj 2022
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, me të cilin ka diskutuar për çështjet me interes dy palësh, të tilla si mbështetja për integrimin e Shqipërisë në BE, zgjidhjen e çështjes së detit në Hagë dhe për abrogimin e ligjit të luftës nga pala greke.
Në fjalën e saj, Xhaçka tha se Shqipëria do të ndjekë një politikë aktive me synim integrimin euro-atlantik.
“Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive, me synimin për integrimin euro-atlantik. Integrimi Euro-atlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për vendet e rajonit. Mirënjohje Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme”.
Ministrja tha se u rikonfirmua vullneti për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë përsa i përket delimitimit të zonave detare.
“Përsa i përket delimitimit të zonave detare, rikonfirmuam vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.
Sa i përket abrogimit të ligjit të luftës nga Greqia, ministrja Xhaçka u shpreh se nga pala greke ka vullnet të mirë.
“Ekziston vullnet i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam”.
Ndërsa ministri i Jashtëm grek shprehu gjithashtu të njëjtin vullnet për abrogimin e ligjit të luftës, ndërsa për pronat e komunitetit çam në Greqi, la të nënkuptohej se janë “çështje që nuk ekzistojnë”.
“Abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe duhet të bashkëpunojmë këtu që pikat historike të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do të thotë që duhet të diskutojmë mbi çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe që mendojmë se nuk janë gjërat fiks ashtu siç paramendohen. Mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na çojë në pasoja në nivele të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë edhe itinerarin tuaj në Evropë”.
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias përmendi edhe pensionet për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi prej shumë vitesh, çështje për të cilën u shpreh i gatshëm që të diskutojë për t’i dhënë zgjidhje.
“Ne konsiderojmë se minoritet grek në Shqipëri por edhe komuniteti shqiptar që punon dhe jeton në Greqi përbëjnë një urë lidhëse mes dy vendeve dhe për këtë arsye ne duhet të diskutojmë, ndaj dhe diskutuam çështje që i referohen këtyre grupeve, pra minoritetit grek dhe komunitetit shqiptar në Greqi dhe kuptoj gjithashtu shumë mirë çështjen e pensioneve. Është shumë e rëndësishme që ne ramë dakord që të diskutojmë dhe t’i vendosim në një itinerar zgjidhjesh këto çështje që merren me shumë njerëz që kanë kontribuuar në ekonominë tonë reciproke”. /tvklan.al/

T� tjera
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...


































