Lajme

Dëmtoi një objekt të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 18 August 2023

Një person është arrestuar sot rreth orës 00:35 pasi dyshohet se ishte duke rrënuar një shtëpi të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se njësitë policore kanë shkuar në atë lokacion ku kanë hasur në një makinë pune eskavator, ndërsa nuk kishte pasur persona, dhe kanë vërtetur se një objektë i trashëgimisë kulturore ishte dëmtuar.

“Policia kane arritur ta identifikojnë te dyshuarin F.H. 26 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili është shoqëruar ne Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë.

-Advertisement-

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Dëmtimi, shkatërrimi i monumenteve ose objekteve te mbrojtura’ “, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera