Sport

Dëmtohet ylli Barcelona-s, humb ndeshjet e kombëtares

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 18 March 2019

Luis Suarez do të mungojë për 20-15 ditë për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Real Betis. Sulmuesi ka ndrydhur kaviljen e këmbës së djathtë, për këtë nuk do të grumbullohet për ndeshjet e kombëtares së tij, Uruguait.

Saurez shënoi golin e tretë në fitoren 4-1 të Barcelona-s në fushën e Betis. Ky është goli i 18-të për sulmuesin, që në total ka shënuar 128 gola në La Liga, aq sa bashkëkombësi i tij, Diego Forlan.

Me këtë dëmtim Suarez humb ndeshjen që Uruguai do të luajë më 22 mars me Uzbekistanin për Kupën e Kinës. Gjithsesi në dilemë është edhe ndeshja që Barcelona do luajë me Espanyol më 30 mars në “Camp Nou”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera