Lajme

Dëmtohet trotuari në Gllanasellë, banorët kërkojnë rrugë

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 29 January 2020

Banorët e fshatit kanë kërkuar të ndërtohet rrugë, derisa kanë refuzuar projektin e trotuarit

Komuna e Drenasit ka njoftuar se projekti i ndërtimit të trotuarit në gjatësi prej 950 metrash, i cili është duke u realizuar në Gllanasellë, ka hasur në pengesa pasi pjesa e ndërtuar është dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm.

Banorët e fshatit kanë kërkuar të ndërtohet rrugë, derisa kanë refuzuar projektin e trotuarit prej dy metrash gjerësi, i cili do të shfrytëzohej për ardhje-vajtjen e nxënësve nga shtëpitë në shkollë dhe anasjelltas, shkruan sot gazeta Zëri.

-Advertisement-

Vetëm pak ditë prejse ka filluar të realizohet projekti i Komunës së Drenasit për ndërtimin e një trotuari në gjatësi prej 950 metrash, i cili lidh tri lagje të Gllanasellës, “Nika”, “Topilla” e “Krasniqi” dhe i cili do të shfrytëzohej për ardhje-vajtje të nxënësve nga shtëpitë në shkollë dhe anasjelltas, janë dëmtuar disa pjesë të trotuarit që kanë përfunduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera