Lajme

Dëmtohet tavani i “Shtëpisë së Bardhë”

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 25 June 2018

Tavani i “Shtëpisë së Bardhë” është çarë dhe në disa vende shihen se ka pika shiu.

“Shtëpia e Bardhë” e Klinës është ndërtuar në vitin 2012.

Për ndërtimin e saj, ish-kryetari Sokol Bashota kishte investuar hiç më pak se 2 milionë euro.

-Advertisement-

Por jo gjithçka duket si në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë.

Në këtë ndërtesë sot është pritur edhe një mysafir nga Prishtina.

Ishte kryeministri Ramush Haradinaj që bëri një vizitë Kuvendit Komunal. Aty u prit nga kryetari Zenun Elezaj.

Elezaj është nga partia e kryeministrit dhe në zgjedhjet e fundit komunale që u mbajtën në nëntor të vitit të kaluar fitoi zgjedhjet përballë Bashotës së PDK-së./Gazeta Fokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera