Lajme

Dëmtohet gypi i ujësjellësit, Lagjja Aktash në kryeqytet pa ujë nga ora 10:00 e mëngjesit

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 19 September 2020

Sërish dëmtim i gypit të ujit nga palë të treta. Kësaj radhe dëmtohet gypi i ujit nga kontraktor të KEDS -it në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, gyp me diametër fi 200 mm.

Sipas njoftimit të “KRU Prishtina”, kjo lagje ka mbetur pa ujë nga ora 10:00, ndërsa pritet që furnizimi të rikthehet në ora 18:00.

“Ne nuk kemi qenë të informuar nga dëmtuesit, por nga një qytetar i kësaj rruge. Ekipet teknike janë në vendngjarje nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe po merren me sanimin. Natyra e dëmtimit është tejet e ndërlikuar dhe kërkon kohë për sanim. Me përkushtim të jashtëzakonshëm po besojmë që uji do të ju vie konsumatorëve të Aktashit dhe linjës së rrugës ‘Agim Ramadani’ deri në orën 18:00. Faleminderit për mirëkuptim!”, ka thënë zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera