Lajme

Dëmtohen tri vetura në Zveçan dhe Leposaviq, të dyshuarit të maskuar

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 03 June 2023

Tre qytetarë, dy në Zveçan e një në Leposaviq kanë raportuar se iu kanë dëmtuar veturat të dyshuar që nuk janë identifikuar. Një prej tyre ka thënë në Polici se personat ishin të maskuar.

“Zveçan 29.05.2023 – 06:30-18:30. Me datë 01.06.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se veturën e tij që e kishte të parkuar, e ka vërejtur se nga të dyshuar deri më tani të pa njohur e njëjta iu ishte dëmtuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.

Po ashtu në Zveçan ka ndodhur edhe dëmtimi i veturës tjetër.

-Advertisement-

“Zveçan 29.05.2023 – 06:20-23:00. Po ashtu me datë 01.06.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se veturën e tij që e kishte të parkuar, e ka vërejtur se nga të dyshuar deri më tani të pa njohur e njëjta iu ishte dëmtuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.

Ndërsa rasti i trete ka ndodhur në Leposaviq.

“Leposaviq 01.06.2023 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë me maska ia kanë dëmtuar veturën. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera