Lajme

Dëmtohen punimet e dorës që ishin të vendosura në drunjët e Prizrenit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 13 Gusht 2018

Punimet e dorës së grave të Prizrenit të cilat ishin të vendosura mbi drunjtë në Qendrën Historike të këtij qyteti, sot janë gjetur të shkatërruara.

Organizata jo qeveritare “EC ma ndryshe” ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë organet e rendit nëse rastisin në këta persona.

“Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar punimet e dorës të vendosura në trupat e lisave në Qendrën Historike të Prizrenit. Lusim qytetarët që të njoftojnë organet e rendit në rast se identifikojnë personat që kryejnë vepra të tilla”, thuhet në reagimin e organizatës “EC ma ndryshe”.

-Advertisement-

Këto punime dore janë vendosur në kuadër të iniciativës “Drunj të pastër” me qëllim të mbrojtjes së drunjve dhe njëkohësisht promovimit të punimeve të dorës të grave të Prizrenit.

Iniciativa “Drunj të pastër” u realizua nga organizatat EC, ORKIDE dhe X4.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy