Sport

Dëmtimi kundër Napolit fatal, lojtari i Liverpool mbyll vitin

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 29 November 2019

Liverpool nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Napolit në “Anfield”. Kampionëve në fuqi u mjafton të mos humbasin ndeshjen e fundit përballë Salzburg në Austri për t’u kualifikuar më tej në Champions League.

Fabinho pësoi një dëmtim përballë ekipit italian dhe do i duhet të qëndrojë disa kohë pushim. Goal raporton se braziliani ka mbyllur këtë vit, teksa sipas Daily Mail lojtari do të mungojë rreth 6 javë.

26-vjeçari dëmtoi ligamentin dhe ka nisur fazën e rikuperimit. Një mungesë e madhe për Jurgen Klopp, pasi Fabinho po kalonte një formë fantastike dhe ishte kthyer në një pikë kyçe të ekipit të Liverpool.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera