Lajme

Dëmtimi i veturave të mediave në veri, reagon BE

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 29 May 2023

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka dënuar dëmtimin e veturave të ekipeve të mediave të cilat po raportojnë prej veriut të vendit.

Szunyog në Twitter ka thënë se edhe pse situata e sigurisë në veri është e tensionuar dhe e vështirë, gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa frikë për sigurinë e tyre

“Bashkimi Evropian dënon dëmtimin e sotëm të makinave që i përkasin KallxoLive dhe RTV Dukagjini. Edhe pse situata e sigurisë në veri është e tensionuar dhe e vështirë, gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa frikë për sigurinë e tyre”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera