Sport

Dëmtimi i Neuer, ja sa ndeshje do të mungojë portieri bavarez

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 15 April 2019

Manuel Neuer do të qëndrojë rreth dy ndeshje larg fushave të blerta, pas dëmtimit që pësoi në fitoren e fundit të Bayern Munich ndaj Fortuna Dusseldorf. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë klubi bavarez. Portieri përkeqësoi një lëndim ekzistues, kur u hodh për të pritur një top, në pjesën e dytë. I njëjti problem e mbajti kapitenin e Bayernit jashtë ndeshjeve kundër Freiburg dhe Heidenheim.

Tani është në dyshim për të paktën dy nga pesë ndeshjet e fundit të Bundesligës për këtë sezon. Mats Hummels është, gjithashtu, nën mbikqyrjen mjekësore, ndaj do të stërvitet në palestër. Ai ka pësuar tërheqje në kofshë. Bayern Munich njoftoi se qendërmbrojtësi do të marrë një “pushim të shkurtër nga trajnimi”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera