Sport

Dëmtimi i Haalandit, te Dortmundi presin mes ankthit analizat

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 27 May 2020

Janë orë pritjeje dhe nervozizmi te Borussia e Dortmundit. Verdhezinjtë dolën me me kocka të thyera nga sfida kryesore e javës me Bayernin e Mynihut, jo vetëm për humbjen 0-1 që i bëri ata të rrëshqasin në – 7 nga drejtuesit bavarezë, por edhe për dëmtimin e Erling Braut Haalandit, i cili la fushë në minutën e 27-të pjesës së dytë, pas një përplasjeje të jashtëzakonshme me gjyqtarin Tobias Stieler.

Për sulmuesin norvegjez, menjëherë u fol për një përdredhje të gjurit, por do të jenë testet instrumentale që do të vlerësojnë masën dëmtimit dhe të përcaktojnë kohët e rikuperimit.

Trajneri Lucien Favre menjëherë pas ndeshjes deklaroi se “nuk duhet të jetë asgjë serioze”, në të njëjtën kohë duke theksuar se problemi fizik është ekskluzivisht “traumatik” dhe se nuk ka asnjë lidhje me rifillimin e aktivitetit pas një ndalesë e gjatë.

-Advertisement-

Në shtëpinë e Dortmundit, megjithatë, janë në ankth, duke menduar për një kampionat që, pavarësisht shuplakës së mbledhur nga rivalët, ka ende gjithçka për të luajtur. E njëjta gjë edhe për vetë norvegjezin Haaland, i cili edhe pse vetëm 19 vjeç dhe me vetëm 11 ndeshje në Bundesligë, është në kërkim të trofeut individual të Këpucës së Artë. Për momentin, ai është në vendin e katërt, me 44 pikë, dhjetë pika larg dyshes Immobile -Lewandowski.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera