Lajme

Demolohet varri i nënës së politikanit serb Nikola Sanduloviq, akuzon Vuçiqin dhe BIA-n serbe

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 15 February 2024

Serbia vazhdon me maltretime ndaj familjes së kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, që kur ai erdhi për vizitë në Prekaz dhe vendosi lule tek varri i Blerina Jasharit që u vra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Së fundmi persona të panjohur kanë përdhosur varrin e nënës së tij. Këtë e ka bërë të ditur vetë Sanduloviq në një postim në “X”.

“Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj Nikolla Sanduloviqit. Dje kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviqit pasi ai ka vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit. Terroristët e Vuçiqit i dërguan mesazh Nikolla Sanduloviqit që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë”, ka shkruar Sanduloviq.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve.

“Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera