Demolli: Kurti e luajti politikanin që s’frikësohet, e i del përballë Amerikës – n’fund shtyn afate
Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 31 January 2023
Anëtarja e PSD-së, Donjeta Demolli, në emisionin “Prime Time” ka komentuar veprimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në raport me Shtete e bashkuara të Amerikës.
Demolli, ka thënë se Kurti ka ndryshuar vazhdimisht qëndrimet sado që në publik e ka luajtur rolin e politikanit të pakompromis, që s’i frikësohet askujt dhe i del përballë Amerikës.
“Gjatë gjithë kohës e ka paraqit vetën si politikan pakompromis, por nga ana tjetër tërë kohën ka bërë kompromise. Kemi ndryshim të fjalëve në vazhdimësi, edhe qëndrimi për targa ka qenë i fuqishëm e serioz në komunikimi me publikun. Sepse kështu ka qenë qasja gjithmonë. Për konsum të brendshëm e ka lujt politikanin e pakompormis, që s’i frikësohet askujt e që i del përballë Amerikës, por e kemi pru situatën deri aty ku çdo herë në moment të fundit e kemi ndërruar qëndrimin e kemi shty afate.”, ka thënë Demolli.
Tutje, anëtarja e PSD-së ka thënë se Qeveria që nga fillimi vetëm ka kontribuar në shtimin e tensioneve dhe themelimin e Asociacionit.
“Shenjat nga ky takim dhe sinjalet që po vijnë kohëve të fundit është se jemi në kushte urgjence për krijimin e Asociacionit. Dmth tash po flitet vetëm për terma të referencës dhe mënyrën se si do ta krijojmë dhe jo më për mundësinë e krijimit apo jo të këtij Asociacioni. Qeveria jonë që nga fillimi i mandatit ka pas një qasje arrogante duke folur për njohje në qendër, prioritetin e shtatë, mungesë bashkëpunimi për ndërkombëtarë të cilët vazhdimisht kanë treguar interes për të zgjidhur këtë problem. Pra kemi pasur një Qeveri që veç iu ka kontribuar shtimit të tensionit dhe bërjes së Asociacionit si temë të domosdoshme dhe urgjente, për shkak se gjendja në teren pas intervenimeve atje dhe tensioneve të situatës për çështje teknike nga ana e dy palëve e ka pru situatën ku më nuk diskutohet, për çfarëdo marrëveshje që normalizon marrëdhëniet po për Asociacionin.”, ka deklaruar Demolli.
Të tjera
-
OVL e UÇK-së reagon ndaj Gërvallës: E zeza Donikë ndaloni me fyerjet ndaj Ushtrisë Çlirimtare
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Memli Krasniqi: Në Bairin e Kadri Veselit, entuziazëm i papërshkrueshëm për fitoren e PDK-së
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen ...
-
PZAP gjobitë Vetëvendosjen me 11 mijë euro
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëve...
-
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve
Alternativa Mali i Zi u bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë supermarketet d...
-
Për gjashtë ditë, 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt
Për gjashtë ditë janë raportuar 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt. ...
-
Prokuroria e Mitrovicës për aksidentin me tre të vdekur: Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë
Tre persona vdiqën mbrëmë në një aksident në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë...
-
PSD dorëzon letrën e ministrit Maqedonci në Prokurori Speciale
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e minis...
-
Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Novolani në këmbë për ndryshim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka zhvilluar n...
-
Sorensen konfirmohet përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bash...
-
Jeta Rafuna: Peja zemra e LDK-së, mbrëmë e vulosi fitoren tonë
Kandidatja për deputete me numrin 34 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Momenti kur me këmbë e duar të prangosura, Naim Murseli rikthehet në burg pas shtyrjes së seancës së sotme
Sot seanca fillestare e cila parashihej të mbahej për vrasjen e Liridona Adem...
-
Eksperti mjeko-ligjor, Marek Gasior nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë d...