Demokratët e ruajnë kontrollin e Senatit, lajm i mirë për Presidentin Biden
Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 13 November 2022
Në Shtetet e Bashkuara, demokratët arritën të mbajnë kontrollin e Senatit pasi Senatorja Catherine Cortez Masto fitoi rizgjedhjen në Nevada. Kjo është një fitore të rëndësishme për Presidentin Joe Biden, i cili shprehu kënaqësinë për rezultatin. Republikanët mbeten pranë marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ndërsa zyrtarët vazhdojnë numërimin e votave pas zgjedhjeve për Kongresin të së martës.
Demokratët arritën të mbajnë kontrollin e Senatit, duke zmbrapsur kështu përpjekjet e republikanëve për të marrë shumicën dhe duke ua bërë atyre më të vështirë pengimin e programit të Presidentit Biden. Vetë zoti Biden tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur nga rezultati.
“Urime Senatorit Schumer, pasi ka shumicën sërish dhe tani po përqëndrohemi në Xhorxhia. Ndjehemi mirë për situatën dhe ju e dini që unë jam optimist i madh dhe nuk më befasoi rezultati. Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga pjesëmarrja, e cila mendoj se reflekton cilësinë e kandidatëve tanë dhe programit të njëjtë me të cilin po kandidojnë… Pra ndjehem mirë dhe jam optimist për dy vitet në vazhdim”, tha Presidenti Biden.
E ardhmja e Dhomës së Përfaqësuesve mbetet ende e paqartë ndërsa Partia Republikane po përpiqet të arrijë një shumicë me diferencë të ngushtë.
Fitorja e Senatores Catherine Cortez Masto në Nevada ndaj republikanit Adam Laxalt, një ish-prokuror i përgjithshëm i shtetit, që kishte mbështetjen e ish-presidentit Donald Trump, u dha demokratëve 50 vendet që iu nevojiten për të ruajtur kontrollin e Senatit.
Fitorja e saj reflekton fuqinë befasuese të demokratëve në zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara.
Zonja Masto konsiderohej ndër senatorët më të rrezikuar pasi po rikandidonte në një shtet në vështirësi ekonomike, ku çmimet e karburantit janë nga më të lartat në Shtetet e Bashkuara. Kjo ka shtuar zhgënjimin e republikanëve që kishin besimin se ajo do të mundej.
Kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer shpalli fitoren mbrëmjen e së shtunës duke shkruajtur në Twitter: “Shumica juaj demokrate në Senat!”.
“Demokratët në Senat patën disa arritje gjatë dy viteve të para të presidencës Biden. Ata miratuan Ligjin për Investimet në Infrastrukturë. Ata miratuan Ligjin për Uljen e Inflacionit, për masat lehtësuese për COVID-in, ndihmën për Ukrainën. Këto të gjitha janë konsideruar arritje nga demokratët”, thotë Lisa Mascaro, nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Me rezultatet në Nevada tashmë të përcaktuara, Xhorxhia është i vetmi shtet ku të dyja palët janë ende në garë për një vend në Senat.
Senatori aktual demokrat Raphael Warnock do të përballet me sfiduesin republikan Herschel Walker në balotazhin e 6 dhjetorit.
Gara për Senatin në Alaska vazhdon, megjithëse vendi do të qëndrojë në duart e republikanëve.
Kontrolli i Senatit nga demokratët siguron një proces më të qetë për emërimet në kabinetin e Presidentit Biden dhe ato në gjyqësor, përfshirë emërimet për vakanca të mundshme në Gjykatën e Lartë.
“Presidenti Biden ka punuar për të emëruar gjithnjë e më shumë gjykatës. Dhe sigurisht, ai emëroi anëtaren e parë afrikano-amerikane të Gjykatës së Lartë, Ketanji Brown Jackson. Dhe Joe Biden po përpiqet të emërojë të tjerë gjykatës, me prejardhje diverse, në mbarë sistemin federal të gjyqësorit amerikan”, thotë zonja Mascaro.
Partia Demokrate gjithashtu do të ruajë kontrollin mbi komisionet dhe do të ketë fuqinë për të kryer hetime ose mbikëqyrje të administratës së Presidentit Biden, si dhe do të jetë në gjendje të refuzojë projektligjet e dërguara nga Dhoma e Përfaqësuesve, nëse Partia Republikane fiton shumicën në atë dhomë. /VOA
Të tjera
-
Daçiq: Ende po përcaktohet nëse Artan Hajrizi apo i vëllai qëlluan policët, po hetojmë se kush e mori nga Presheva autorin
Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha sot se po përcaktohet nëse a...
-
Pamjet e fundit nga pika kufitare në Serbi, mërgimtarët e shmangin komplet kufirin e Merdares
Pika kufitare në Merdare është një nga pikat më të frekuentuara ku mërgimtarë...
-
Eksperti i sigurisë: Mërgimtarët ta shmangin kalimin nëpër Serbi
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka deklaruar se mërgimtarët duhet ta shma...
-
Mandati i dytë në krye të KE, Von der Leyen: Zgjerimi i Bashkimit Europian, prioritet absolut!
Në pritje të zyrtarizimit në krye të Komisionit Europian për një mandate të d...
-
Konjufca priti në takim drejtoren e re të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, i uron mandat të frytshëm
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot n...
-
Artan Hajrizi: Fatoni u ardhë ka qëndru tek unë nja dy orë bashkë me disa shokë, m’i ka vjedhë dokumentet
Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit është lajmëruar në një stacion policor...
-
MPB e Maqedonisë së Veriut deklarohet për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut është deklaruar rreth arrestimit...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Itali
Një tërmet me epiqendër në Campi Flegrei dhe magnitudë 3.6 është regjistruar ...
-
PDK dorëzon sot në Kushtetuese tri raste të pretendenduara për shkelje
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, do të dorëzojë sot n...
-
Mbrojtja e Krasniqit- Zyrapit: Keni dhënë dëshmi të rreme për ta mbrojtur lëkurën tuaj
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, gjatë kundërpyetjeve të s...
-
Lajmërohet Artan Hajrizi: Jam në Gjermani, m’i vodhën dokumentet
Artan Hajrizi, ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e një polici në Serbi....
-
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Në sulmin që ndodhi mbrëmë në Lloznicë gjatë një kontrolli rutinë të një vetu...