“Demokratët e qelbur më hoqën nusen nga puna”, Rama i kthehet të moshuarit: Mbylle, ik. S’të vjen zor, më përmend mua (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 11 December 2019
Teksa ishte ne takimin me banorë te Laçit, ne ankth për banesat e shembura nga tërmeti dhe si do jetojnë ndërkohë, kryeministri Rama është përfshire në replika me një banor të moshuar, që i ka kërkuar t’i fusë nusen në punë, që sipas tij, ia kanë hequr demokratët.
“Ata demokratet e qelbur, ma hoqen kot, pa arsye”, i tha i moshuari. Kaq ka mjaftuar që Rama t’i kthehet keq.
“E pe tërmetin kur erdhi, nuk pyeti ai, jo demokrat, jo keshtu”- i tha Rama, e me pas biseda u tensionua, deri sa kryeministri i kërkoi të moshuarit ta mbyllte këtë temë e të largohej, pasi sikundër i tha nuk merret me futje nusesh në punë.
DEBATI
Banori: O kryeministër, kam një hall.
Rama: Ça e ke atë revole?
Banori: Jo jo, s’maj revole une
Rama: Ça halli ke?
Banori: Kam nusen e djalit tim, ka pas punuar tek Elektriku. Edhe ka punuar me ndërgjegje, por ma ka hequr nga puna demokrati i qelbur.
Rama: Të lutem, nuk i pranoj këto.
Banori: Ah s’i pranon?! Ata i njeh tërë Laçi.
Rama: Të lutem. Mbylle këtë muhabet.
Banori: E kanë hequr me të padrejtë nga puna
Rama: O xhaxhi po na shqetëson. S’kam ardhur për këtë gjë këtu. Mos më përmend mua ‘demokrati i qelbur’. Të lutem!
Banori: E kanë hequr…
Rama: Nuk e pranoj këtë bisedë, boll! S’kam ardhur për këtë punë.
Banori: Si s’ke ardhur për këtë punë?!
Rama: S’kam ardhur për këtë punë.
Banori: Të lutem shumë, më fut nusen në punë.
Rama: Nuk ta fus. Nuk merrem unë me futje nusesh në punë, nusja ta kërkojë punën vet, dhe jo t’i dalë vjehrri ta kërkojë.
Banori: E kanë djegur kot. Është e papunë. Me 40 mijë lekë.
Rama: O xhaxhi a do ta lëmë këtë muhabet?!
Banori: Si ta lëmë? Ajo është pa bukë.
Rama: Unë nuk fus dhe nuk heq nga puna.
Banori: Ke futur në punë ca hajdutë…
Rama: Të lutem shumë mos na shqetëso. A ka mundësi të ikësh tani. Më tregon mua këtu ‘demokratë të qelbur’. Ik largohu tani. Na prishe gjithë bisedën. Mos na shqetëso. Muhabet kot. Oh Zot! Si nuk i vjen zor. Më tregon mua; “nusja në punë, nusja pa punë”.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...