Uncategorized

Demokracia, vlerë e përbashkët njerëzore

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 06 December 2021

Demokracia është vlerë e përbashkët e njerëzimit dhe jo një patentë që mund të përcaktohet vetëm nga disa vende, u tha në “Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë: Vlerat e Përbashkëta Njerëzore”  që u hap të shtunën në Pekin. Më shumë se 500 politikanë dhe studiues të lartë vendas dhe të huaj nga mbi 120 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare morën pjesë në këtë veprimtari dyditore.

Huang Kunming, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kreu i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror , theksoi se demokracia është një vlerë e përbashkët e njerëzimit dhe një simbol domethënës i përparimit të qytetërimit njerëzor.

Huang theksoi se nuk ka një model demokracie “që u përshtatet të gjithëve”, duke vënë në dukje se politikat demokratike të çdo vendi janë të rrënjosura në historinë, kulturën dhe traditën e tyre.

-Advertisement-

Nga ana e tij, Shen Haixiong,president i grupit mediatik të Kinës ,CMG ,vlerësoi lart efikasitetin dhe drejtësinë e demokracisë popullore në të gjithë procesin të Kinës.

 Shen tha se demokracia e vërtetë duhet të përdoret për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve dhe të mbetet e përqendruar te njerëzit.
Edhe folësit e tjerë në forum shprehën opinionet e tyre mbi demokracinë.

Yukio Hatoyama, ish-kryeministri i Japonisë, tha se, në vend që të mbitheksojë vlerat e saj, ShBA-ja duhet të fokusohet në vlerat e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar, në mënyrë që të shmanget “loja ku fituesi” i merr të gjitha në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Stjepan Mesiç, ish-presidenti i Kroacisë, bëri thirrje për multilateralizëm në qeverisjen globale. Ai nënvizoi rolin qendror të OKB-së në qeverisjen globale dhe theksoi se kjo organizatë është e kualifikuar për të promovuar paqen dhe stabilitetin botëror të nxitur nga kauza fisnike e përparimit njerëzor.

Kenneth M. Quinn, ish-ambasador i ShBA-së në Mbretërinë e Kamboxhias  shprehu shpresën se Kina dhe ShBA-ja mund të bashkëpunojnë për të promovuar demokracinë dhe diplomacinë shumëpalëshe brenda kornizës së OKB-së.

Shprehje e demokracise dhe e zbatimit konkret te parimeve me te avancuara te saj eshte edhe respektimi i parimit te zhvillimit te feve,e diskutuar ne nje konference të mbajtur në Pekin.

Kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping ,duke përshëndetur këtë konferencë theksoi zbatimin e gjithanshëm të politikave  për lirinë e besimit fetar dhe respektimin e besimit fetar të njerëzve, menaxhimin e çështjeve fetare sipas ligjit në bazë të parimeve të pavarësisë e të vetëmenaxhimit, si edhe orientimin aktiv të feve për t’iu përshtatur një shoqërie socialiste.

Presidenti kinez theksoi njëkohësisht përmirësimin e arsimit dhe të mekanizmave të punës mbi çështjet fetare të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera