Lajme

Demokracia Studentore: Nga EQAR u përjashtuam për inate politike!

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 05 March 2018

Organizata “Demokracia Studentore” përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë dërguar shumë dëshmi në “European Quality Assurance Register for Higher Education” për ish-bordin e Agjencisë Kosovare për Akreditim të cilët kanë thyer ligjin dhe kanë punuar për interesa personale e partiake.

“Ne e dimë që bordi i cili u shkarkua nga Kryeministri në krye me Blerim Rexhajn kanë punuar me motive dhe interesa personale e partiake, duke thyer kështu ligjin shumë here dhe duke mos dhënë aspak llogari për programet e akredituara dhe cilësinë e tyre.

Të gjithë nga ai bord ishin njerëz politik prej kryetarit që ishte edhe zyrtarisht anëtar i PDK-së dhe është e turpshme që këta individë të pengojnë procesin e zhvillimit të arsimit në Kosovë.” thotë Mexhid Ramusa, Kryetari i kësaj organizate.

-Advertisement-

“Janë pikërisht këta njerëz të politikës të cilët për inate personale dhe politike kanë këmbyer e-maile me EQAR, edhe pse janë vetë këta njerëz që kanë akredituar shumë programe vetëm për qëllimin që të punësohen militantët e partive të tyre në ato njësi akademike të universiteteve të Kosovës.” shtoi Ramusa

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera