‘Demokracia në Veprim’, gati për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025

Autori: Gazeta inFokus
14:34 | 21 August 2024
Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, mirëpret vendimin e fundit të Presidentes së vendit për të caktuar 9 shkurtin e vitit të ardhshëm, si datë për zgjedhjet parlamentare.
“Ky vendim shënon po ashtu një hap pozitiv drejt sigurimit të përmbushjes së mandatit të plotë kushtetues të Kuvendit, pas ndërprerjes së mandateve të të gjitha legjislaturave paraprake për shkak të zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet në komunikatën e ‘Demokracisë në Veprim’.
Si mision vëzhgimi, në funksion të promovimit të transparencës dhe rritjes së besimit të publikut ndaj procesit zgjedhor, “Demokracia në Veprim” do të monitorojë në mënyrë aktive të gjitha fazat e procesit zgjedhor.
“Vëzhgimi ynë gjithëpërfshirës do të mbulojë Ditën e Zgjedhjeve – përmes vëzhguesve në terren sipas metodologjisë PVT; tërë procesin e numërimit, trajtimin e ankesave zgjedhore, si dhe periudhën e fushatës. Kjo përfshin vëzhgimin e mbarëvajtjes së fushatës zgjedhore, monitorimin e financimit politik, identifikimin lajmeve të rreme dhe gjuhës nxitëse gjatë fushatës dhe monitorimin e mediave për të matur hapësirën që ato ofrojnë për subjektet politike, përfshirë kandidatet gra gjatë fushatës”, ”, thuhet në komunikatën e ‘Demokracisë në Veprim’.
Ky proces zgjedhor pritet të sjellë risi të shumta, që burojnë nga ndryshimet e fundit në legjislacionin zgjedhor, përfshirë rritjen e votës preferenciale nga pesë në 10 kandidatë, numërimin e votave të kandidatëve në Qendrat Komunale të Numërimit, si dhe mundësi të reja për të votuar nga ata që jetojnë jashtë vendit.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre ndryshimeve, ne i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të fillojë me fushata intensive për informimin dhe edukimin e votuesve. Për më tepër, ne u bëjmë thirrje edhe partive politike dhe kandidatëve të tyre që të marrin një rol më proaktiv në informimin e votuesve lidhur me ndryshimet e fundit. “Demokracia në Veprim” mbetet e përkushtuar për të kontribuar për një proces zgjedhor transparent, të drejtë dhe gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë të punojë për të mbështetur dhe promovuar parimet demokratike gjatë tërë kësaj periudhe zgjedhore”, ”, thuhet në komunikatën e ‘Demokracisë në Veprim’.

Të tjera
-
Haradinaj për heroin Asllan Fazliu: Ishte ndër burrat e parë që u vu në shërbim të luftës për liri
Në sheshin qendror të Drenasit, sot u përurua përmendorja e heroit Asllan Faz...
-
Forca Ajrore e Izraelit: Avionët janë gati të rifillojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran
Ushtria izraelite ka deklaruar se është gati të rifillojë sulmet ndaj objekti...
-
Irani: Do të përdorim 2,000 raketa kundër Izraelit
Ushtria iraniane tha se do të përdorë 2,000 raketa në sulmet e saj të ardhshm...
-
Dy raketa lëshohen nga Gaza drejt Izraelit
Dy raketa u lëshuan nga Gaza drejt Izraelit të shtunën në mëngjes. Siç raport...
-
Foshnja tre-muajshe nxirret e gjallë nga rrënojat pas sulmit iranian në Izrael
Një foshnjë tre-muajshe ishte midis atyre që u shpëtuan nga rrënojat pasi sul...
-
Përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Drenasit, është përuruar sot sh...
-
E vërteta e fotografisë që ‘trazoi’ rrjetin, personi i ngjashëm me Ibrahim Rugovën
Adnan Merovci, bashkëpunëtori shumëvjeçar i Presidentit historik Ibrahim Rugo...
-
Izraeli do të rifillojë sulmet ajrore ndaj Teheranit
Ushtria izraelite është gati të rifillojë sulmet ndaj objektivave në kryeqyte...
-
Pozhari për policin serb: S’mundesh me qenë shtetas i Kosovës dhe me punu në institucione të sigurisë së Serbisë
Analisti, Xhevdet Pozhari ka reaguar për heqjen e nënshtetësisë së Kosovës pë...
-
Papa Leo XIV bën apel për paqe mes Izraelit dhe Iranit: Situata është përkeqësuar seriozisht
Në fund të audiencës së Jubileut, Papa Leo XIV bëri një apel për paqe, duke s...
-
PDK sot mban konferencë për media, s’dihet arsyeja
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për shtyp. Ars...
-
Ekspertët shohin fundin e krizës ekonomike
Pas viteve të krizës, ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet në vitin 2026. I...