Uncategorized

Demokracia në të gjithë procesin, garanton qeverisjen

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 23 October 2021

Kina ka sjellë kohët e fundit  në qendër të diskutimeve e problemeve të saj  çështjen e demokracisë  dhe vlerat që ka ajo për popullin e vet, dhe si konceptohet  nga pikpamja e qeverisjes. Presidenti kinez Xi Jinping nënvizoi në një konferencë në Pekin  se Kina është “një demokraci popullore socialiste e të gjithë procesit”.

Pra shqetësimet e popullit kanë mënyra institucionale për t’u  kanalizuar e dëgjuar nga institucionet qeverisëse dhe sistemi politik I përgjigjet pritshmërive të popullit përsa I përket përparimit shoqëror dhe mirëqënies së përgjithëshme.

Një diskutim lidhur me këtë temë  erdhi edhe nga ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara I cili nënvizoi se  demokracia duhet gjykuar në se përputhet me interesat specifike të një vendi, në se sjell përparim shoqëror, qëndrueshmëri dhe mirëqënie për popullin.

-Advertisement-

Nga pikpamja e decentralizimit , Kina nuk  duket si një vend unitar.Ajo ka gjithsejt  32  rajone , 22 provinca, pesë rajone autonome ( Tibet, Xinjiang, Mongolia e Brendshme, Guangxi e Ningxia) si dhe dy zona të veçanta administrimi, Hongkongu dhe Makao . Kina ka  një rrjet të gjerë të qeverive lokale në zona, gjithsejt 333, ku bëjnë pjesë qytetet më të mëdha të vendit.

Ndërkaq ajo decentralizohet edhe në  2862 njësi administrimi të tjera, të cilat kanë një qeverisje lokale të bazuar në kushtetutë dhe ligjet përkatëse. Janë gjithashtu edhe  40 mijë komuna e 800 mijë fshatra që plotësojnë tabllon e vendit të madh , por edhe të shkallëve të qeverisjeve lokale që veprojnë këtu. Të gjitha këto shkallë   të shumta e të ndryshme  nga pikpamja e ndërtimit dhe  funksionimit të tyre bëjnë që qytetarët kinezë të mos e ndjejnë aspak peshën e qeverisjes qendrore në kuptimin e zgjidhjeve praktike të çështjeve jetësore komunale e rajonale të tyre.

Sipas praktikave të Kinës në 60 vjetët e kaluar, veçanërisht në 40 vjetët pas fillimit të Reformës së Hapjes, sistemi I asambleve popullore  ofron garancinë e rëndësishme institucionale   për zhvillimin e shpejtë të ekonomisë kineze e të qëndrueshmërisë shoqërore afatgjatë. Etika konfuciane e gërshetuar me vlerat e qeverisjes moderne  bën që qytetari kinez të mos e përjetojë atë që quhet diskriminim, sepse barazia përpara ligjit dhe mosdiskriminimi janë në themel të kësaj doktrine.

Rritja e rolit të institucioneve  në jetën shoqërore mbart kuptimin  se shumica e ndërveprimit dhe e veprimtarisë njerëzore është e strukturuar në drejtim të rregullave të hapura ose të nënkuptuara. Qëndrueshmëria e institucioneve  në Kinë  buron nga fakti  se ato   krijojnë në mënyrë të dobishme pritshmëri për sjelljen e njerëzve.

Ndërthurja harmonike  e aspiratave kombëtare, shoqërore dhe individuale- ky është qëllimi përfundimtar I një  lidershipi të suksesshëm. Duke qënë se në Kinë  këto aspirate janë ravijizuar në letër prej kohësh, aplikimi në realitet është bërë gradual duke vënë në aksion konceptet e hiearkisë së mirëkuptuar, meritokracisë dhe vizionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera