D+: Emërimet e konsujve , po shpërfaqin dështimin sistematik të politikës së jashtme
Autori: Islam Morina 17:05 | 27 November 2020
Në vazhdën e reagimeve për situatën me emërimet e Konsujve të Përgjithshëm të Kosovës, ka reaguar edhe DeocracyPlus, e cila thekson se kjo dukuri po shp♪7rfaq edhe një herë dështimin sistematik të politikës së jashtme, shkruan Gazeta infokus.
“Zhvillimet e fundit lidhur me emërimet e Konsujve të Përgjithshëm të Kosovës, po shpërfaqin edhe njëherë dështimin sistematik të politikës së jashtme. Mungesa e koordinimit ndërmjet Zyrës së Kryeministrit me Ministrinë e Punëve të Jashtme, por edhe ndërmjet Qeverisë me Presidencën, dëmton rëndë funksionimin efikas të misioneve të Kosovës jashtë vendit. Emërimet e Konsujve të Përgjithshëm në kundërshtim me zakonet diplomatike, ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me këto shtete. Për më tepër, vendi ynë ka mbetur i pa përfaqësuar me ambasadorë në vendet kryesore, në kohën kur po përballemi me një luftë të ashpër diplomatike të Serbisë”, thuhet në komunikatë.
Më tutje nga D+ kanë thënë se sipas vlerësimit të tyre shfuqizimi i dekreteve nga U.D. e Presidentes, Vjosa Osmani, ka vënë në pah shkelje nga të gjitha palët e përfshira në proces.
“Duke analizuar situatën e shfuqizimit të katër (4) dekreteve nga ana e U.D. Presidentes së Republikës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, D+ vlerëson se janë kryer shkelje nga të gjitha palët e përfshira në këtë proces. Shkelja e parë është bërë nga Presidenti Thaçi, me dekretimin e Konsullit të Përgjithshëm në Tiranë. Në këtë rast Presidenti Thaçi ka bërë shkelje të trefishtë, duke dekretuar Konsullin e Përgjithshëm pa koordinim paraprak me Ministrinë e Punëve të Jashtme (Ligji nr. 03/L-207, Neni 7 pika 10), duke i zgjatur mandatin në kundërshtim me ligjin (Ligji nr. 03/L-207, Neni 7 pika 8), dhe duke mos përfillur propozimin e Qeverisë për përfundim të mandatit ashtu siç përcakton Kushtetuta (Neni 84 pika 25)”, shkruan në komunikatën e D+. Në tri dekretet e tjera të lëshuara nga ana e U.D. Presidentes Osmani-Sadriu, bëhet fjalë për lirimin nga detyra të tre personave të emëruar në pozitat e Konsujve të Përgjithshëm në ato qytete ku Republika e Kosovës vetëm se ka përfaqësim diplomatik (Ambasada), konkretisht në Shkup, Lubjanë dhe Pragë. Këto tri dekretime janë bërë me rekomandim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe me dekret nga ana e Presidentit Thaçi. Megjithatë, nga të dhënat publike, këto dekretime janë bërë në vendet ku Kosova nuk ka themeluar Konsullata të Përgjithshme dhe nuk ka marrë pëlqimin e vendeve pritëse, që është në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (Neni 10 dhe 12)”. Në anën tjetër, U.D. Presidentja Osmani-Sadriu, përmes shfuqizimit të dekreteve ka ndaluar shkeljen e Konventës së Vjenës, por që këtë është dashur ta bëjë në koordinim me Qeverinë, ashtu siç e përcaktuat Kushtetuta (Neni 84 pika 25) tek kompetencat e Presidentit se “emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës me propozimin e Qeverisë’. Presidenti nuk mund të bëj emërime apo shkarkimet pa qenë të bazuara në një propozim të Qeverisë. Kjo mund të përbëjë një precedent të keq në të ardhmen”, thuhet me tej nga D+”, thotë komunikata.
Ata tutje kanë shtuar se ka një mos koordinim mes zyrës së kryeministrit dhe ministres së jashtme, dhe ka kërkuar nga ta koordinim më të mirësa i përket fushës së Shërbimit të Jashtëm.
“Në gjithë këtë situatë, vërehet një moskoordinim në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla. Prandaj, D+ kërkon maturi nga të gjitha palët, koordinim ndër-institucional dhe zbatim rigoroz të legjislacionit vendor dhe zakoneve diplomatike ndërkombëtare që rregullojnë fushën e Shërbimit të Jashtëm.Me të tilla veprime, Republika e Kosovës del jo-serioze në arenën ndërkombëtare dhe tregon papjekuri në një periudhë kur asaj i duhet mbështetje ndërkombëtare në periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon”, shkruan në komunikatën e DemokracyPlus./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...