“Democracy Plus” kërkon përfshirjen më të madhe të grave në garë për kryetare të komunave
Autori: Gazeta inFokus
18:05 | 21 August 2017
Në prag të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet komunale të vitit 2017, OJQ “Democracy Plus” (D+) fton partitë politike që të nominojnë më shumë gra si kandidate për kryetar të komunave dhe anëtare të kuvendeve komunale.
Organizata Joqeveritare “D+”, përmes një letre publike dërguar subjekteve politike në lidhje me rritjen e përfshirjes së grave në listat për kryetare të komunave, asambleiste, komisionere dhe vëzhguese, thotë se në zgjedhjet komunale të vitit 2009, vetëm 11 nga 205 (5%) kandidatët për kryetarë të komunave kanë qenë gra.
“Në zgjedhjet komunale të vitit 2013 vetëm 9 nga 224 (4%) kandidatët për kryetarë të komunave kanë qenë gra. D+ u bën thirrje partive që përveç vendosjes së më shumë grave në listat e kandidatëve, të angazhohen në mënyrë afatgjatë për promovimin e grave në politikë përmes masave si:
1.Nominimi i grave në pozita udhëheqëse të subjektit politik, në borde dhe institucione publike, trupa menaxhuese të zgjedhjeve, dhe pozita të tjera të nominuara nga subjektet politike.
2. Krijimi i ambientit për promovimin e gruas në parti përmes ndryshimeve potenciale të statuteve partiake, krijimit të programeve që mbulojnë çështjet me interes për gratë, financimit të aktiviteteve të fushatës për gratë kandidate dhe aplikimit të kuotave vullnetare
3.Auditimi gjinor i anëtarësisë së partisë, përcaktimi numrit të burrave dhe grave në organet udhëheqëse të partisë dhe në listën e kandidatëve, dhe rekrutimi i vazhdueshëm i grave në parti.
4.Promovomi dhe edukimi i vazhdueshëm i grave, ngritja e kapaciteteve të grave në menaxhim dhe lidership, ofrimi i trajnimeve për komunikim me publikun, ofrimi i rrjetëzimit për gratë anëtare, dhe edukimi i vazhdueshëm i grave votuesve. D+ u është duke mbajtur takime dhe punëtori me parti politike me qëllim të ngritjes së numrit të kandidateve gra në zgjedhjet komunale të vitit 2017.
Bashkangjitur mund të gjeni një prezantim të pengesave kryesore të pjesëmarrjes së grave si kandidate, përfitimet nga kandidimi i grave në zgjedhje, dhe veprimet që partitë mund t’i ndërmarrin për të promovuar gratë në politikë”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































