Lajme

Deminohet mjeti shperthyes që gjendej në objektin e KKZ-së

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 06 December 2022

Është larguar mjeti shpërthyer që gjendej në objektin e Komisionit Komunal Zgjedhor në Veri të Mitrovicës.

Lajmin e  ka bërë të ditur gazetari i RTV Dukagjinit, Sylejman Sylejmani i cili aktualisht po raporton nga veriu i Mitrovicës.

Pak më parë, një ushtar i KFOR-it ishte futur në objektin e KKZ-së. Ndërsa lidhur me mjetin  shpërthyes që tashmë ëshë deminuar zyrtarët policor në mënyrë jozyrtare, i kanë thënë gazetarit të RTV Dukagjini se bëhet fjalë për një granatë i cili nuk ka qenë i shpërthyer më parë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera