Lajme

Demi për Haradinajn: Si mund të kërcënohet me izolim ndërkombëtar dikush që në një botë normale as kryetar katundi s’do zgjidhej

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 01 March 2019

Analisti Agron Demi, ka qenë i ashpër në një kritikë ndaj kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

E ka kritikuar se Haradinaj ka qenë i kushtëzuar edhe në politikë të brendshme.

“Ramushi s’ka çka i bënë Labinot Tahirit kur e kushtëzon se kush me qenë ministër, s’ka çka i bon Dardan Gashit që e ka në dorë një votë në parlament, s’ka çka i bënë Radojçiçit se ai vendos për koalicionin… se për SHBA as që ja ninë”, ka shkruar Demi në Facebook.

-Advertisement-

“Qysh mundesh me kërcënu me izolim ndërkombëtar dikë i cili në një botë normale as kryetar katundi nuk kish mund me u zgjedhë?!”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera