Rozë

Demi Moore po përgatitet për t’i dhënë lamtumirën Bruce Willis

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 03 May 2024

Kanë kaluar muaj pas lajmit se aktori Bruce Willis është diagnostikuar me demencë frontotemporale, e cila po ndikon në jetën e yllit të Hollivudit.

Prej të paktën dy vjetësh ai ndodhet nën kujdesin e familjarëve që s’e kanë lënë për asnjë moment vetëm gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Gruaja dhe fëmijët e tij përditësojnë herë pas here fansat përmes rrjeteve sociale, por edhe ish-bashkëshortja e tij, Demi Moore që pavarësisht se është divorcuar prej aktorit mbi 30 vjet më parë, vazhdon të qëndrojë pranë tij.

-Advertisement-

Ata kanë tre vajza dhe kanë qenë të martuar për 13 vite. Por Moore po përpiqet të përshtatet me “një perspektivë të re për jetën”, thonë disa burime për mediat e huaja. Ajo po ndryshon qasjen e saj me përkeqësimin e sëmundjes së Willis.“Demi ndihet shumë mirënjohëse dhe e prekur. Ajo e ka kaluar jetën me të dhe është mirënjohëse për të gjitha gjërat që kanë përjetuar”.

Aktorja beson se kjo situatë e ka mësuar si të jetë një luftëtare.

“Ta shohë Bruce-n që të kalojë kaq shumë vështirësi e ka mësuar Demi-n si të luftojë. Është paksa e hidhur, por edhe frymëzuese. Ajo e admiron shumë Bruce-n dhe po e përgatit veten për lamtumirën emocionale”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera