Fun & Video

Demi i arratisur sulmon me brirë restorantin në Kinë, ngre në ajër klientin e pafajshëm (Video Dramatike)

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 10 January 2022

Një dem i arratisur ka sulmuar një restorant në Kinë duke ngritur në ajër klientët brenda ambjenteve me forcën e goditjeve.

Në pamjet dramatike nga Kina thuhet se bisha e egërsuar erdhi nga një dyqan kasapi aty pranë, ku kafsha ishte dërguar për t’u therrur.

Pamjet tregojnë momentet kur demi thyen me përplasje derën e restorantit në qytetinTaizhou në lindje të Kinës, dhe më pas përplaset me viktimën e shokuar duke e ngritur lart në ajër.

-Advertisement-

Miku i tij më pas e largon nga kafsha, e cila vazhdon më tej valën e tërbimit, para se të largohej përsëri.

Viktima raportohet se pësoi disa plagë në këmbë dhe u dërgua në spital pas incidentit të 31 dhjetorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera