Lajme

Demhasaj tregon shkaqet që po ndikojnë në dukurinë e kopjimit në UP

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 10 March 2018

Arton Demhasaj nga organizata Qohu ka thënë se kopjimi në Universitetin e Prishtinës është një nga problemet më të mëdha që ka universiteti aktualisht.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se kjo ndodh për shkak të mos respektimit të statutit të UP-së dhe vlerësimi jo gradual i studentëve, përderisa thotë se edhe skriptoret kanë ndikuar në që të kenë kopjime nga ana e studentëve.

“Padyshim një ndër problemet më të mëdha që ka UP-ja sot është kopjimi. Kjo vjen për disa shkaqe. E para për shkak se nuk po respektohet sa duhet statuti i UP-së në mënyrë që vlerësimi i studentëve të bëhet në mënyrë graduale gjatë tërë semestrit, gjatë tërë vitit akademik në mënyrë që të mos bëhet vlerësimi vetëm me provim përfundimtar pasi kjo krijon mundësi që studentët të gjejnë mënyra alternative të kopjimit”, ka thënë Demhasaj.

-Advertisement-

Kopjimi sipas tij po e dëmton tejmase cilësinë në UP.

Pastaj problem shumë të madh e kemi konsideruar çështjen e skriptoreve ku një pjesë e madhe e tyre gjenden edhe brenda hapësirave universitare por edhe përreth saj të cilat ofrojnë shërbime të tilla, pra posedojnë teste që i zvogëlojnë dhe i shesin ose përmes testeve që kopjohen nga studentët të cilat më pas shiten e ato pyetje përgjigje përsëriten në provime të tilla. Kopjimi në provime po e dëmton tej mase cilësinë në arsim duke pas parasysh edhe problemet e tjera që ka universiteti atëherë mund të themi një pjesë e madhe e studentëve që diplomojnë nuk kanë kualitet e nuk kanë dije”, ka thënë ai.

Demhasaj më tutje ka shtuar se problem tjetër në UP është punësimi i profesorëve në disa institucione të tjera, e kjo sipas tij duhet të kushtëzohet që ata te kenë vetëm një vend pune.

“Profesorët tanë përkundër që janë pjesë e uni të tjerave, ata gjithashtu punojnë edhe në institucione të tjera. Ne i kemi quajtur këta profesora supermena për shkak të 5-6 punëve që kryejnë. Duhet që të ketë kontratë që profesorët të kenë vetëm një punë dhe ata të jenë në zyre për të punuar me studentët, dhe të vlerësojë ata siç duhet”, ka thënë ai.

Ai shton se mungesa e literaturës bazë ka bërë që të rritet dukuria e kopjimit.

“Ka mungesë të literaturës bazë, e cila çon në dukurinë e kopjimit. Rreth 30 për qind e lëndëve kanë mungesë të literaturës bazë, dhe merren në skriptore. Nuk ka pas iniciativa të studentëve që të ndalen kopjimi por instrumentalizomi i partive politike ka qenë i lartë në UP”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera