Dëmet në shëndet kur ju mungon kalçiumi, ja çfarë i ndodh trupit dhe ushqimet ku e gjeni

Autori: Gazeta inFokus
08:06 | 30 June 2020
Kalçiumi është minerali më i bollshëm që gjendet në trupin e njeriut. 99 përqind e të gjithë sasisë së kalçiumit në organizëm ruhet në kocka dhe dhëmbë.
Sipas të dhënave, ai luan një rol thelbësor në shendetin e zemrës. Burimet më të pasura të kalçiumit janë ato të bulmetit, megjithatë kalçiumi i marrë nga perimet përthithet më mirë në organizëm.
Shenjat Paralajmëruese Të Mungesës Së Kalçiumit
Tharja E Lëkurës
Trupi e shfaq në lëkurë kur vuan nga mungesa e kalçiumit. Lëkura pëson tharje të madhe preket nga probleme si ekzema apo psoriaza.
Lodhja
Mungesa e kalçiumit manifestohet me lodhje ekstreme, mungesë energjie dhe plogështi të vazhdueshme. Rekomandohet të mos merrni pije energjie por të pasuroni regjimin tuaj ushqimor.
Depresioni
Kalçiumi është thelbësor jo vetëm për humorin. Ai ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Sa më pak kalçium të merrni aq më të acaruar dhe të depresionuar do të jeni.
Pagjumësia
Gjatë gjumit, nivelet e kalçiumit luhaten ndjeshëm. Në këto orë, trupi pëson rënien më të madhe të nivelit të kalçiumit. Kjo do të prishë cilësinë e gjumit sepse kalçiumi ka një rol të fortë në formimin e melatoninës, hormonit që na ndihmon të flemë.
Imuniteti I Dobët
Kalçiumi luan jnë rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Mungesa e tij e bën trupin më të dobët dhe më të brishtë ndaj baktereve. Kësisoj ju do të sëmureni më shpesh nga e ftohura dhe gripi.
Vështirësi Në Gëlltitje
Mund të duket e çuditshme, por mungesa e kalçiumit shkakton vështirësi në gëlltitje. Kjo ndodh si pasojë e kontraktimit të keq të muskujve të fytit. Ndonjëherë gjërat përkeqësohen duke shkaktuar ndryshime edhe në të folur.
Dhimbje Dhëmbi
Siç e thamë edhe më lart, pjesa më e madhe e kalçiumit në trup ruhet tek kokcat dhe dhëmbët. Mungesa e këtij elementi shkakton zverdhje, prishje dhe rënie të dhëmbëve.
Si Të Trajtoni Mungesën E Kalçiumit
Çdo i rritur ka nevojë për 1000 mg kalçium në ditë. Kjo sasi mund të plotësohet duke ngrënë më shumë brokoli, barishte, salmon, sardele, peshk ton, djathë, qumësht, bajame, qiqrra, fasule dhe fara susami. Për të garantuar një përthithje më të mirë të kalçiumit duhet të merrni edhe vitaminë D e cila gjendet tek e verdha e vezës, gocat e detit, karkalecët e detit, kërpudhat, lëngu i portokallit dhe tërshëra./AgroWeb.

Të tjera
-
Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hid...
-
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vde*kur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teks...
-
Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj
Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë s...
-
Gazetari Dakaj: BIRN i Jeta Xharrës ka marrë mbi 2 milionë euro nga RTK
Në një reagim të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, gazetari dhe...
-
Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe S...
-
Përgjimet e reja të Bllacës:”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”
Përgjimet e publikuara në ‘Debat Plus’ dëshmojnë se Zdenka Pumper jo vetëm që...
-
Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij në kërkim policor për “sul*m të rëndë”
Moderatori Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij janë në kërkim policor. Siç më...
-
Dardan Berisha, kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës
Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar Dardan Berishën, si kandidat për k...
-
Trump tha se parandaloi një su*lm nga Serbia – Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment
Presidenti amerikan, Donald Trump, në disa paraqitje të tij publike ka përmen...
-
Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar vik...
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...