Fokus

Dëmet e luftës që i shkaktoj Serbia janë sa afër 10 buxhete të Kosovës

Autori: Halil Berisha 14:05 | 17 September 2020

Disa herë është folur e është kërkuar që Serbia të paguaj dëmet e luftës që i ka shkaktuar Kosovës.

Madje për këtë gjë gjatë bisedimeve të Vjenës ishte bërë edhe një raport për atë se sa i ka shkaktuar dëme ekonomike gjatë luftës, Sebria Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në grupin që e bëri raportin gjatë asaj kohe ishte edhe Muhamet Mustafa që tash do të shkoj në takim në Bruksel për dialogun e ri.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka realizuar një intervistë me Haki Shatrin që kishte postin e ministrit të Financave gjatë kohës së përpilimit të këtij raporti dhe bisedimeve në Vjenë.

Shatri ka thënë që shuma e përafërt që kanë llogaritur të jenë dëme të luftës që Serbia i ka shkaktuar në Kosovë është rreth 22 – 23 miliardë euro.

E kjo po i bije të jetë afërsisht sa 10 buxheti të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

“Ka shumë sfera të jetës ekonomike që përfshihen në vlerësim të dëmëve, e shifra e fundit që është përfol është si 22 – 23 miliard”, ka thënë Shatri për Infokus.

E në këto dëme janë llogaritur jo veç djegiet e shtëpive e plaqkitjet që kanë bërë ushtria serbe, por edhe mbylljet e kompanive e vjedhjet e pajisjeve duke i dërguar në Serbi, shkruan Gazeta Infokus.

“I kanë shënu numrin e shtëpive, numrin e objekteve ekonomike e përcjellëse, bagëtive, traktorë kamionë, ekzistojnë ato si shënime, por vlerësimet në të holla atëherë janë bë me marka një vlerësim por çmimi ka qenë tjetër, tash ato duhet me i vlerësu me çmime të sotit se për me i ble sot e kanë çmimin e ri, kështu që janë relative, por ka informacione, por kështu në njëfarë shifre që patëm ardhë si të rrumbullakosura për të gjitha dëmet duke i përfshi edhe dëmet prej asaj që janë mbyll, këtu duhet me i përfshi edhe dëmet e vlerësuar nga humbjet që janë kriju në ekonominë e Kosovës për shkak të largimit të punëtorëve nga puna e ndërmarrjet shoqërore që kanë qenë mjaft rentabile që kanë prodhu e kanë punësu njerëz, kur vlerësohen këto, plus një mungesë, një vlerësim i dëmeve që janë bërë nga investimi nnjë periudhë 10 vjeçare që po të kish vazhdu puna normalisht ishin investu e mirëmbajt pajisjet por për shkak të atyre rrethanave e gjendjes të jashtëzakonshme, e kanë bo bashkimin me ndërmarrje të tyre në Serbi, ku i kanë lanë filialet, i kanë plaçkitë ato pajisje krejt edhe fizikisht”, ka thënë Shatri.

Megjithatë, Shatri ka thënë që ka edhe dëme të tjera që nuk mund të kompensohen, sikurse të vrarët dhe të zhdukurit.

Kësisoj, Shatri ka shtuar që në dialog duhet të kërkohet që Serbia të ndihmoj t’i gjej eshtrat e të zhdukurve, shkruan Gazeta Infokus.

“Ka gjëra tjera që nuk mund të kompensohen, si të vrarët, që nuk iu duhen as eshtrat ku i kanë po munden me ndihmu me i gjet”, ka thënë Shatri.

Veçse sipas Shatrit krejt kjo nuk varet veç prej politikanëve në Kosovë.

Veç kërkesës dhe insistimit të tyre që duhet të jetë, Shatri thotë që goxha shumë varët edhe nga ndërkombëtarët sa i përket këtyre punëve, shkruan Gazeta Infokus.

“Nashta të mëdhenjtë na thonë harroni krejt e pajtohuni mes vete, ju në shtëpi të juve, e ata në shtëpi të vet, po nuk është marre me i kërku është obligim i strukturave e njerëzve tanë, është obligim i tyre krejt këto shqetësime me i bartë atje e se çka munden me i nxjerr besoj që edhe ata e kanë vullnetit”, ka thënë Shatri për Infokus./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera