Lajme

Demarkacioni temë qendrore e ditës së sotme?

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 14 February 2018

Vizita dyditore e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, pritet që temë kryesore të ketë çështjen e demarkacionit.

Kjo temë shumë e ndjeshme për të dyja shtetet, pritet të jetë temë kyçe, përkundër  deklarimit të Markoviqit që tashmë bisedimet lidhur me këtë temë ai i ka mbyllur. Marrë parasysh faktin që kryeministri aktual, Ramush Hradinaj ishte kundërshtari më i madh i kësaj marrëveshje.

Ndonëse ende nuk dihet se si do të rrjedhë biseda mes dy kryeministrave të të dyja vendeve, por besohet që Haradinaj nuk do ta hesht çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

-Advertisement-

Ndryshe, vizita e Markoviqit është paraparë që të behet para një jave, mirëpo për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, vizita e kryeministrit malazias është anuluar.

Të dy kryeministrat, Haradinaj e Markoviq, pritet që të mbajnë dhe një konferencë për media, rreth orës 18:00./Inofkusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera