Lajme

Demarkacioni të hënën në Kuvend, Veseli jep indikacione se do të kalojë!

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 02 February 2018

Javën e ardhshme, konkretisht ditën e hënë, pritet që Kryesia e Kuvendit të shqyrtojë si pikë kryesore çështjen e Marrëveshjes së Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Lidhur me këtë, kryetari i Kuvendit njëherësh kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur optimist se një demarkacioni do të votohet nga deputetët e Republikës.

“Demarkacioni është një nga kushtet  kryesore për liberalizimin e vizave për qytetarët. Jemi duke punuar shumë seriozisht në këtë drejtim në mënyrën që të kemi sa më shpejt zgjidhje që ky kusht të kaloj, demarkacioni të kalojë me seriozitetin më të madh. Kosovës i duhet një koncencuzs në çështjen e demarkacionit”, u shpreh ai gjatë një konference për media, shkruan Indeksonline

Më tej, Veseli theksoi se Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe se në të njëjtën kohë klasa politike duhet t’i plotësojë ato që kërkohen nga qytetarët e vendit. “Integrimi drejt bashkimit evropian dhe kjo i bie liberalizmi i vizave”, u shpreh kryeparlamentari.

-Advertisement-

Ndryshe, më 5 shkurt në orën 11:00 është caktuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit . Në këtë mbledhje, në pikën e gjashtë të rendit të ditës është paraparë shqyrtim i Marrëveshjes së Demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi që në ftesën zyrtare për këtë mbledhje është emërtuar si “Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera