Lajme

Demarkacioni “shëron” Ramiz Kelmendin

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 21 March 2018

Deputeti që u bë protagonistë gjatë të martës në çështjen e Demarkacionit, Ramiz Kelmendi është kthyer në Kuvend.

Ai po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilën pritet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Infokusi.com.

Kelmendi gjatë të martës kishte deklaruar se është kundër Demarkacionit dhe nuk do të merr pjesë në seancë.

-Advertisement-

Mospjesëmarrjen në seancë e ka arsyetuar me probleme shëndetësore ndërsa ka thënë se familja e tij është kërcënuar .

‘Infokusi’ ka kontaktuar me Kelmendin i cili ka thënë se nuk e ka deklaruar kërcënimin në Polici për shkakë se nuk u beson Intitucionëve të rendit në Kosovë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera