Lajme

Demarkacioni nuk kalon pa pëlqimin e banorëve

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 09 March 2018

Profesori, Zymer Neziri, tha se Demarkacioni nuk do të kalojë pa pëlqimin e banorëve të viseve Çakorr, Hajlë, Zhleb etj.

Ai këtë e tha gjatë fjalimit në promovimin e librit “E vërteta për kufirin e vjetër Çakorr, Hajlë, Zhleb” të Ali Kelmendit që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Neziri poashtu foli për partitë politike duke thënë se nuk ka subjekt politik në Kosovë që ka të drejtë të falë tokë.

-Advertisement-

Autori i librit, Ali Kelmendi, gjatë fjalimit tha se deklarata e nënshkruar javë më parë nga shefat e shteteve të Kosovës dhe Malit të Zi nuk është dokument obligativ, juridik.

Në promovim  të librit ishte edhe Riza Smaka, Profesor në Universitetin e Prishtinës, i cili foli poashtu për aneks-marrëveshjen e nënshkruar javë më parë, shkruan Infokusi.

“Deklarata që e kanë nënshkru dy presidentët në lidhje me Demarkacionin nuk ka kurrfarë vlere” është shprehur Smaka.

Smaka poashtu foli për dëmin e marrëveshjes ” Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të zi është politikisht i dëmshëm dhe si për ironi funksionarët shtetërorë angazhohen për ratifikim të demarkacionit kufitar ndërsa në paragrafin 1 të nenit 7 të marrëveshjes për kufirin të bërë nga ish komisioni shprehimisht theksohet se demarkacioni do të bëhej brenda dy viteve pas ratifikimit të parë të marrëveshjes”.

Historiani shqiptar, Hakif Bajrami, tha se për këtë çështje nuk duhet të merret gjithkush por ekspertë që e dijnë se për çfarë bëhet fjalë.

“Mua m’duket se Isa Mustafa mirret me ekonomi fiskale, çka din ai për kufirin” u shpreh Bajrami.

Në promovim mori pjesë edhe Shpejtim Bulliqi i cili foli kryesisht për veprimtarinë e autorit./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera