Lajme

Demarkacioni nesër në Kryesi të Kuvendit, Nisma e AKR me plan konkret, Vetëvendosja kundër

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 04 February 2018

Demarkacioni, si duket do ta ketë një zgjidhje alternative në mënyrë që të kalojë në parlament.

Kështu së paku pohojnë iniciuesit e të dyja partive Nisma-s dhe AKR-së.Deputeti Milaim Zeka thotë për Tribuna Channel, se janë duke bërë përpjekje si subjekt politik të ofrojnë një zgjidhje, në mënyrë që demarkacioni të kalojë në parlament dhe të ketë mundësi rinegociimi, sipas pikës shtatë të marrëveshjes së arritur në Bruksel nëse kjo vlerësohet nga të dyja palët.Ai thotë se personalisht do të ishte pro votimit të Demarkacionit, por nuk dha garanc për deputetët tjerë të Nisma-s.

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, edhe pse është i bindur që votimin humbet një pjesë e territorit, thotë se ratifikimi i Demarkacionit do të ishte në favor të vendit.

-Advertisement-

Madje tregoi se si AKR e kanë ndërmarr një iniciativë që kjo temë të zgjidhet.Mbetet të shihet nëse iniciativa e këtyre partive do të pranohet nga Mali i Zi pas vizitës që do ta bëjë kryeministri malazez në Kosovë.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera