Demarkacioni me Malin e Zi, pas Kurtit flet edhe Abazoviq
Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 27 March 2022
Dritan Abazoviq, ka folur si mandatar për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, ndërsa sa i përket pozitës së kryeministrit tha se do ketë raporte shumë të mira me shtetin e Kosovës.
Sipas tij, bashkëpunimi me shtetet e rajonit, mbetet një ndër gjërat më të rëndësishme në politikën e jashtme e Malit të Zi.
”Qëllim i një prej gjërave më të rëndësishme në politikën e jashtme të Malit të Zi është bashkëpunimi me të gjithë shtetet në rajon, normalisht edhe me Kosovë, patjetër”.
”Natyrisht, që ne, kur të instalojmë qeverinë e re, do të vazhdojmë edhe në mënyrë më të lartë të ngritim relacionet në mes gjithë shteteve në rajon, kjo edhe ish tregu si çështje në nevojë posaçërisht në këto momente krize, se kemi invazionin rus në Ukrainë. Andaj duhet të jemi të sigurt që vetëm së bashku, të gjithë shtetet e këtij rajonit, mund të sjellin një frymë të re në Europë. Besoj që edhe me Qeverinë e Kosovës do të jenë raportet shumë të mira”.
Tutje ai nuk ka përjashtuar për vendosje në tavolinë diskutimi edhe çështjen e Demarkacionit me Kosovën.
Ai tha për Klan Kosovën se si kryeministër do të jetë transparent bashkë me homologun e tij kosovar, për të trajtuar në detaje këtë ujdi.
”Nuk ka pyetje të cilën ne nuk do ta vendosim në tavolinë. Kur të vijë qeveria e re, do t’i hapim të gjitha pyetjet në tavolinë, pra, ne duhet të kemi një transparencë në punën tonë. Por, duhet të jenë të gjithë të vetëdijshëm që ish-qeveria në Kosovë ka marrë vendime së bashku me ish-qeverinë në Mal të Zi. Ndaj nëse identifikohet ndonjë gabim apo fajtor, ajo nuk mund t’i adresohet qeverive aktuale”.
Abazoviq ripërsëriti se ai është i gatshëm qysh nesër të shkojë në Parlament për çështjen e formimit të qeverisë së re.
”Sa më takon mua, unë jam i gatshëm të shkoj nesër në Parlament. Por, kam kuptim të plotë për partitë tjera. Çdo kush në Mal të Zi mezi pret të formohet qeveria e re”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...