Lajme

Demarkacioni ende i ndan PDK-në e AAK-në (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 20 May 2017

Partia Demokratike e Kosovës është e bindur se në mandatin që besojnë se do ta marrin, do ta përmbyllin me sukses agjendën që i shërben të mirës së vendit.

Specifikisht do përmbyllin procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se një lidership serioz e i guximshëm që punon në të mirë të vendit është i domosdoshëm.

-Advertisement-

Rrjedhimisht ai ka thënë se lidershipi i PDK-së do të respektoj partneritetit ndërkombëtar dhe të kryej obligimet që i ka marr përsipër.

Memli Krasniqi Nënkryetari i PDK-së.

Por jo shumë në vijë të njëjtë me të ka qenë tash partneri i koalicionit të Krasniqit Bali Muharremaj nga AAK.

Ai ka thënë se versioni aktual i demarkacionit nuk do të merret fare për bazë, por do bëhet një komision dhe një matje e re.

Për më shumë ndiqeni kronikën:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera