Demarkacioni, drejt korrigjimit apo humbje kohe?
Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 28 October 2017
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, po i shqyrton dokumentet dhe faktet ekzistuese në lidhje me shënjimin e vijës së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Shpejtim Bulliqi, kryesues i këtij Komisioni, tha për Rel se aktualisht po punohet në tri segmente; në atë të analizimit të dokumentacionit nga komisioni i kaluar, hulumtimi në disa institucione relevante dhe puna në terren.
Bulliqi nuk ka caktuar një kohë se kur Komisioni aktual do të mund të dërgojë një raport final në Qeveri.
“Punën tonë ne do ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur. Jemi duke punuar në mënyrë intensive, por datë dhe kohë të caktuar nuk mund të japim pa u përafruar i gjithë procesi”, tha Bulliqi.
Aktualisht Komisioni, sipas Bulliqit, ka nevojë për bashkëpunim me institucionet e vendit për gjetjen e fakteve për të shënuar vijën kufitare me Malin e Zi.
“Nuk them se nuk kemi [bashkëpunim], e kemi, por jo në shkallën e kënaqshme. Ne kemi nevojë gjithsesi edhe për ekspertizë ndërkombëtare, por sigurisht jo për aso ekspertiza çka i sollën institucionet tona”, theksoi Bulliqi.
Anëtarët e Komisionit aktual, janë personalitete që e kanë kundërshtuar versionin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të cilin e kishte aprovuar si raport ish-Komisioni shtetëror. Sipas anëtarëve të rinj, të emëruar pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës nga kryeministri Ramush Haradinaj, komisioni i kaluar kishte bërë gabime, si dhe ishin bërë parregullsi duke i tejkaluar kompetencat që i ka pasur ish-komisioni, i cili drejtohej nga Murat Meha, tashmë i dorëhequr.
Komisioni aktual ka konstatuar, veç tjerash, se ish-komisioni nuk ka pasur të drejtë të bëjë delimitacionin (caktimin e kufirit) të ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, për faktin se ka ekzistuar një kufi i delimituar që nga viti 1946.
Eksperti Tomor Çela, ishte angazhuar në një komision gjithëpërfshirës nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në bazë të një kërkese të ish-Qeverisë së Kosovës, në kohën e kryeministrit Isa Mustafa. Ai komision, provoi të sillte rezultate shkencore dhe në fund, ishte pajtuar me versionin e Komisionit paraprak.
Çela tha se pavarësisht punës që do të bëhet tash e tutje, megjithatë, vija e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi do të mbetet sipas versionit që kishte propozuar Komisioni paraprak.
“Nuk pres diçka të veçantë apo ndryshe nga ky Komision. Por besoj që ata duhet ta kryejnë punën e vet ashtu siç ata mendojnë, mirëpo rezultati do të jetë i njëjtë dhe nuk do të ketë rezultat tjetër”, tha Çela.
Komisioni aktual për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, nënvizoi Çela, e ka për detyrë që të vendosë duke u bazuar në të dhënat administrative dhe profesionale dhe jo, siç tha ai, të nxjerrë vërejtje për takime e protokolle të komisionit të kaluar.
“Nëse komisioni do të nxjerrë vërejte e sugjerime rreth çështjeve të protokollit e takimeve, është humbje kohë”, vlerësoi Çela.
Ai tha, po ashtu, se Komisioni aktual shtetëror, me gjithë pretendimet e kryeministrit Haradinaj, nuk do të mund ta vendosë vijën kufitare në deri në Çakorr.
“Të gjitha ato troje janë shqiptare. Janë të banuara me shqiptarë dhe historikisht kanë qenë tonat. Por, fati dhe historia ka qenë e dhimbshme për ne. Në aspektin administrativ është kjo që është dhe për momentin nuk mund ta ndryshojmë”, theksoi Çela.
Nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror është thënë se ka nevojë edhe për një numër të konsiderueshëm të materialeve shtesë, të cilat do të kërkohen me shkrim në disa institucioneve përkatëse.
Deputetët e opozitës nga legjislatura e kaluar, pretendonin se me Marrëveshjen e vitit 2015 për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.
Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, besohet se po e mban peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ngase Komisioni Evropian e ka vënë atë si kusht që Kosova duhet ta përmbushë për heqjen e vizave.
Të tjera
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...