Lajme

Demaliaj reagon pas shpalljes së kandidaturës së Ramosajt, e pyet se nga kush po frikësohet

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 26 August 2023

Anëtari i degës së AAK-së në Deçan, Shkumbin Demaliaj, ka reaguar në lidhje me shpalljen e kandidaturës kandidaturën për kryetar të komunës edhe për një mandat tjetër nga kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Demalijaj e ka pyetur Ramosajn se nga kush po frikësohet, duke e quajtur të pakuptimtë shpalljen e kandidaturës së re në këtë kohë, siç u shpreh ai gati edhe 2 vite e gjysmë që duhet të kryhet mandati i dytë.

“Si qytetarë i komunës së Deçanit dhe anëtarë i AAK- së me anë të këtij reagimi ndihem shumë i indinjuar pas lajmit që doli në media lidhur me një vendim të marrur në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, e që është : Shpallja e kandidaturës për zgjedhjet komunale për kryetar komune 2025 nga kryetari aktual z. Bashkim Ramosaj. Nga kush po frigohesh kryetar Bashkim”.

-Advertisement-

“Është i pakuptimt fakti që janë gati edhe 2 vite e gjysmë që duhet të kryeni mandatin tuaj të dytë në krye të komunës dhe ju nga tash shpallni kandidaturë të re për një mandat të tretë dhe  për atë ekzistojnë shkelje të panumërta të rregullave Statutare e që është Kushtetuta e  partisë lidhur me vendimin që keni marrë dje me datë 25.08 2023”, është shprehur ai.

Ai është shprehur se në lidhje me këtë, nuk është bërë asnjë konsulltë me nëndegët e partisë dhe kryetarët e tyre.

“Në radhë të parë nuk është bërë asnjë konsulltë me nëndegët e partisë dhe kryetarët e tyre dhe ata nuk janë konsulltuar nga ju gati qe dy vite prej ardhjes suaj në krye të Degës së Partisë se lërë më që nuk është mbajtur asnji takim me ta qe dy vite.!! Ata janë të anashkaluar plotësisht.!!Ashtu sikurse Selia e Partisë që ju ka mëshelë ‘’dera me therrë’’ ( popullore) prej ardhjes suaj në krye të saj”.

“Pjesmarrësit në takim dhe votim nuk janë të gjithë anëtarë të këshillit të përgjithshëm të Degës bile 2/3 e tyre nuk janë anëtarë të këtij këshilli që vendos për të gjitha veprimet në Degë i dalur nga Kuvendi i 8 – të Zgjedhorë.!! Pjesëmarrësit janë shumica drejtorë të shkollave dhe punonjës së administratës që drejtoni ju zotëri Kryetar”, shkroi tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera