Lajme

Demaliaj për grupin negociator: Këta emra kanë qenë nga Rambujeja deri më sot

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 04 September 2018

Deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj ka deklaruar se kur flasim për emra që do ta përfaqësojnë Kosovën në dialog me Serbinë, personat në fjalë e kanë përfaqësuar vendin që nga Rambujeja e këndej.

Ai emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se deri më tani Kosova nuk ka pasur situata të pafavorshme.

“Nuk ka pasur asnjë situatë të pafavorshme për Kosovën deri më tani, përpos asaj që e ka shpikur opozita për opinionin publik se gjoja nuk kemi platformë për bisedime”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Demaliaj ka thënë se nëse opozita është e gatshme për bisedime dhe ta përfundojë këtë proces edhe me ndërkombëtarët. “Ne jemi të gatshëm që nga sonte t’i japim fund procesit”.

“Kush janë emrat që kanë me përfaqësua Kosovën në bisedime, të gjithë këta emra i kemi nga Konferenca e Ramujesë e deri më sot”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i AAK-së ka thënë se opozita janë pakicë dhe vet nuk mund të udhëheqin me bisedime.

“Nëse opozita do të jetë e përfaqësuar në bisedime këta janë më pak, vetëm nuk munden me shkua. Ata duhet të na ofrohen vet. Ne u kemi ofruar të jenë pjesë e procesit”, deklaroi Demaliaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera