Lajme

Dema shpreh ngushëllime për vdekjen e studentit të UP-së

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 26 September 2018

Të martën Leutrim Gjini, student i UP-së ndërroi jetë pak minuta para se të hyjë në provim.

E të mërkurën rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema i ka shprehur ngushëllime familjes se Gjinit, shkruan gazeta inFokus.

“Të dashur familjarë, shokë, kolegë dhe profesorë të Leutrimit, më lejoni që në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Demës.

-Advertisement-

Dema po ashtu ka shkruar se Leutrimi ishte student i zellshëm dhe inteligjent.

“Leutrimi i zellshëm dhe inteligjent do të jetojë gjatë në kujtesën e profesorëve dhe të miqve të tij, teksa mungesa e tij do të vazhdojë të jetë prezentë tek komuniteti universitar”, ka shtuar më tej Dema.
Leutrim Gjini ka ndërruar jetë pas një trajtimi 10 orësh në QKUK.

Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paqarada ka konfirmuar se Gjini kishe ndërruar jetë pak minuta para se të hyjnë të provimin e lëndës së gjinekologjisë./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera