Lajme

Deliu: Siguroni pagat për minatorët, kjo situatë nuk guxon të shtyhet më shumë

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 31 July 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, ka thënë se derisa çmimet janë rritur, minatorët nuk i kanë marrë rrogat për dy muaj, kurse Kryeministri, Presidentja, Ministrat e Kryeshefat sot i kanë marrë pagat e tyre.

Ajo në nje postim në “Facebook” ka kërkuar shperndarjen e pagave për minatorët duke thënë se familjet e tyre meritojnë më shumë.

“Minatorët e Trepçës, në kulmin e rritjes së çmimeve dhe shpenzimeve familjare, qe 2 muaj pa paga. Ndërkohë sot, të gjithë bartësit e institucioneve, nga Presidentja, Kryeministri, Ministrat e Kryeshefat – kanë marrë pagat e tyre. Kjo situatë nuk guxon të shtyhet më shumë. Siguroni pagat për këta minatorë. Ata dhe familjet e tyre meritojnë më shumë dhe më mirë!”, shkruan Deliu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera