Lajme

Deliu shpreson që sot duhet të vendoset data për liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 10 November 2022

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, beson se sot përfundimisht duhet të ketë datë për liberalizimin e vizave.

Ajo ka shkruar në Facebook për takimin e sotëm të Grupit për Viza që funksionon brenda Këshillit të Bashkimit Evropian (BE).

“Në Këshillin e Bashkimit Evropian, sot pritet të mblidhet Grupi punues për vizat, ku do të diskutohet për procesin e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës”.

-Advertisement-

“Me shpresë që padrejtësia e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës dhe kushtëzimet e reja po marrin fund, besoj se përfundimisht dhe do të kemi datën e shumëpritur për vizat”, ka shkruar Deliu të enjten.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk e ka liberalizimin e vizave për në zonnën Schengen.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy