Lajme

Deliu reagon pas deklaratës së Abazit për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit: Dorëheqja e Ministres Haxhiu është hapi i parë

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 16 February 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi të ku tha se në zhdukjen e provave të rastit të Astrit Deharit, janë të përfshirë, kryeministri Albin Kurti, e ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar nga prokuroria që të veprojë në mënyrë të pavarur në lidhje me këto pretendime e duke kërkuar dorëheqjen e ministres Haxhiu, shkruan Gazeta Infokus.

“I bëjë thirrje prokurorisë që të veproj në mënyrë të pavarur, me efikasitet dhe profesionalizëm për të hetuar dhe zbardhur këto pretendime, e mos të smbrapset as përballë presioneve e kërcënimeve që mund t’i marrë nga ky pushtet, bartësit e të cilit, derisa janë të gatshëm që t’i kërcënojnë publikisht prokurorët në sallat e gjyqit (siç ndodhi para disa ditësh), mund të bëjnë gjithçka jashtë tyre. Dorëheqja ose shkarkimi i Ministres së Drejtësisë, është hapi i parë dhe i domosdoshëm për të mundësuar proces hetimor të pavarur e të besueshëm”, ka shkruar mes tjerash Deliu./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera