Lajme

Deliu: Presidente kundërshtoje shtrenjtimin e rrymës, vepro e pavarur nga Kurti

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 31 January 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani ta kundërshtojë shtrenjtimin e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

Deliu përmes një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, ka thënë presidentja duhet të veprojë e pavarur nga kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Presidente, vepro e pavarur nga Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje: Dil dhe mbroje interesin e qytetarëve të Kosovës. Presidente, dil dhe kundërshtoje shtrenjtimin e energjisë elektrike. Presidente, mos rri në rrugën e Kryeministrit Kurti. Paralajmërimi i tij se nuk ka zgjidhje tjetër përveç shtrenjtim të energjisë elektrike, nuk duhet të vlejë si parashkrim i qëndrimit tënd”, ka shkruar Deliu./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera